Tirana, Albania

Rreth Skin'or Academy

“Nuk besoj që dikush shkruan apo dhuron vetëm për veten e tij. Unë mendoj se, të shkruash apo të ndash dijen është një akt dashurie. Ti jep, me qëllimin dhe dëshirën, për t’i dhuruar tjetrit.” Umberto Eco

ACADEMIA SKIN’OR lindi prej dëshirës për të dhuruar e për të përgatitur profesionistët e së ardhmes. Nëse dëshiron të ndërtosh një karrierë të fortë në fushën e “Estetikës” dhe atë të “Estetikës së Avancuar”, AKADEMIA SKIN’OR ështe zgjedhja ideale.

Në Skin’Or do studiosh me pasion, do të praktikosh me profesionalizëm dhe do të ndërtosh të ardhmen tënde me siguri. Me një kurrikul të përditësuar sipas programeve më të fundit ndërkombëtare, laboratorë modernë dhe trajnerë me eksperiencë të gjerë praktike, AKADEMIA SKIN’OR iu ofron studentëve jo vetëm dije teorike, por, edhe aftësi konkrete që kërkohen nga tregu i punës.

Certifikatat tona njihen ligjërisht nga Ministria e Integrimit, Kulturës dhe Inovacionit. Këto certifikata vlerësohen nga partnerë profesionistë, duke të dhënë avantazh të menjëhershëm në punësim.

● Përse SKIN’OR ACADEMY?

(1)

Stafi akademik përbëhet nga profesionistë të njohur në fushën e estetikës, të cilët sjellin përvojën e tyre praktike në klasë, duke i ofruar studentëve njohuri të vlefshme dhe këshilla të drejtpërdrejta.

(2)

AKADEMIA SKIN’OR ofron një program të plotë, të miratuar nga autoritetet në Republikën e Shqipërisë, çka siguron që studentët të marrin një arsim të kualifikuar dhe të njohur në fushën e estetikës.

(3)

Akademia disponon laboratorë dhe ambiente të specializuara për praktikën në estetikë, duke i mundësuar studentëve të punojnë me formulimet, materiale dhe teknologjitë më të fundit për të zhvilluar aftësitë e tyre praktike.

(4)

Metodat e mësimdhënies janë të orientuara nga krijimtaria dhe inovacionet e fundit në estetikë, duke i dhënë studentëve mundësinë të nxenë në një mjedis frymëzues dhe stimulues.

(5)

Skin’Or ofron një gamë të gjerë kurseve dhe specializime që i ndihmojnë studentët të jenë më të përgatitur për tregun e punës dhe të fitojnë një përvojë të larmishme në procedura të ndryshme të estetikës dhe estetikës mjekësore.

(6)

Akademia ka një lidhje të ngushtë me industrinë e estetikës. Si e tillë, ajo mundëson hapësirat për praktikë dhe zhvillim profesional, si dhe ofron qasje në një rrjet të gjerë kontakti që mund të kontribuojë në karrierën e ardhshme të studentëve.

(7)

Akademia Skin’Or garanton që ata të mos ndihen vetëm në këtë udhëtim të rëndësishëm profesional. Mësuesit dhe këshilltarët e karrierës janë gjithmonë të gatshëm për t’i ndihmuar studentët jo vetëm gjatë studimeve, por edhe pas diplomimit. Kjo mbështetje e vazhdueshme ndihmon në ndërtimin e besimit dhe sigurisë në vetvete, duke i përgatitur ata për sfidat e ardhshme në fushën e dermoestetikës dhe estetikës mjekësore.

Dr. Iva Vaso

Farmaciste dhe mjeke estetike me mbi 10 vite përvojë profesionale në fushën e dermo-estetikës, mjekësisë estetike dhe edukimit profesional.

Ajo është themeluese dhe drejtuese e Skin’Or Medical Aesthetic Clinic në Tiranë, një klinikë mjekësore estetike që operon sipas protokolleve bashkëkohore, me fokus në diagnozën e saktë, sigurinë dhe trajtimet e personalizuara të bazuara në evidencë shkencore.
Formimi i saj akademik përfshin studime të avancuara në Farmaci, Mjekësi, si dhe një Master Profesional në Aesthetic Medicine (CPD Certified), duke i dhënë një bazë të fortë mjekësore trajtimit të patologjive dhe problematikave dermo-estetike të fytyrës dhe trupit.

Paralelisht me aktivitetin klinik, Dr. Iva Vaso është lektore dhe supervizore praktikash profesionale në institucione të arsimit të lartë profesional dhe trajnuese zyrtare për profesionistë të fushës së mjekësisë estetike, duke kontribuar në rritjen e standardeve mjekësore dhe etike në estetikë.

Ajo është gjithashtu autore e manualit të parë “Dermokozmetologjia” në gjuhën shqipe, një vepër shkencore-edukative që shërben si referencë për mjekë, farmacistë, kozmetologë, estetiste dhe studentë të shkencave mjekësore, duke reflektuar qasjen e saj integruese, klinike dhe profesionale ndaj shëndetit dhe estetikës së lëkurës.

● WELCOME TO Skinor Academy